SPORT

30 milionë € pagë dhe Lukaku e Barella në ekip, si Conte shkon te PSG

Antonio Conte mund të lërë skuadrën e Tottenham dhe të transferohet në Francë, për të drejtuar kampionët e PSG.

Italiani gjithsesi ka kërkesa të larta, sikurse raporton gazeta italiane Tuttosport. Këta të fundit shkruajnë se Conte ka kërkuar dy futbollistë.

Njëri është sulmuesi Romelu Lukaku, për të cilin mund të gjendet një formulë për ta kaluar te PSG.

Tjetri është Nicolo Barella, mesfushori i Interit. Italianët mund të tundohen për një ofertë 60 milionë euro.

Interi nuk është se dëshiron ta shesë mesfushorin, pasi preferohet të sakrifikohet Lautaro Martinez. Ndër kërkesat e tjera, është edhe paga.

Conte momentalisht përfiton 17 milionë euro në sezon dhe synon 30 milionë euro, për t’u bërë trajneri më i paguar në botë. Kjo kërkesë duket e vështirë të plotësohet nga presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close