TEKNOLOGJI

Fiat prezanton makinën e re elektrike që mban “firmën” e Andrea Bocellit

Fiat ka prezantuar një edicion special të modelit elektrik 500 (bazuar në serinë La Prima), i cili vjen me një sistem novator premium të zërit. Kompania bashkëpunoi me tenorin italian Andrea Bocelli. Ai mori pjesë personalisht në zhvillimin e sistemit audio 320w JBL, i ofruar për herë të parë në një makinë.

Automjeti mundësohet nga një motor elektrik (116 kf) në boshtin e përparmë, ndërsa një bateri 42 këh garanton autonomi deri në 320 kilometra. Risia më e rëndësishme është sistemi stereo JBL, i përmirësuar nga teknologjia revolucionare Virtue Venues, që garanton cilësi më të mirë të riprodhimit të zërit.

Pamja e kabinës mbetet e pandryshuar, dhe pjesa qendrore dominohet nga një ekran me prekje 10 inç. Makina është në dispozicion në tre konfigurime: e konvertueshme, sedan dhe 3 + 1.  Edicioni special mbërrin në verë, ndërsa çmimi nuk është zbuluar ende. /Tetovarja.Com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Back to top button
Close
Close