SHOWBIZ

FOTO/ Konfirmohet çifti i ri i showbizz-it, dyshja e famshme kapet duke u puthur

Katie Holmes ka konfirmuar se është në një lidhje me muzikantin Bobby Wooten III. Aktorja 43 vjeçare dhe 33 vjeçari u panë së bashku gjatë një shëtitjeje. Ata shiheshin të buzëqeshur ndërsa ecnin dorë për dore. Revista People shkruan se ata më pas u larguan nga Central Park për të vizituar Muzeun Guggenheim.

Kjo është romanca e parë publike e Holmes që kur ajo dhe shefi i kuzhinës Emilio Vitolo Jr. u ndanë në maj 2021 pas rreth tetë muajsh lidhje. “Katie ka shumë prioritete të mëdha në jetën e saj – ajo është një nënë beqare, vajza e saj është gjithmonë e para dhe gjërat po ecnin shumë shpejt,” tha një burim atë kohë.

Abcnews

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close