SHOWBIZ

“Ishte shumë shtrenjtë”

Rita Ora ka treguar se ajo kishte bërë çaj në studio në një kohë sa ishte tinejxhere për shkak se nuk kishte mundësi që të bënte një demo për gjetur rrugën e famës mandej

Rita Ora ka treguar se ajo ka filluar karrierën e saj në industri të muzikës duke bërë çaj në studio muzikore kur ishte një fëmijë.

Këngëtarja tashmë ka bërë miliona në karrierën e saj të suksesshme duke kënduar dhe në televizion por ajo ka treguar se sa shumë ka vuajtur për të bërë një demo kur ishte në fillet e karrierës së saj për shkak se nuk kishte mundësi të mbulonte shpenzimet e një studio.

Krijuesja e disa hiteve, kosovarja, tregoi një anekdotë të sinqertë për përvojat para se ajo të ishte e suksesshme në episodin “The Voice Australia” me garuesen Ethan Conway.

“Kisha internuar në një studio incizimi kur isha 16 vjeç, vetëm që të kisha kohë të lirë për të shkuar në studio, për shkak se nuk kisha para për ta bërë një demo. Ishte shumë shtrenjtë”, ka thënë Rita Ora.

“I bëja njerëzve çaj dhe pastaj kur të gjithë shkonin, producenti që ishte pronar i studios me thoshte: ‘në rregull, ke një orë’, dhe unë vrapoja për të bërë gjithçka që ta incizojë një demo”, ka thënë ajo.

https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2022/04/3-16.png

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close