ARGËTIM

Kosovari e merr nusen me helikopter dhe 6 limuzina

Dasma, si dita më e rëndësishme e jetës për shumë njerëz, është bërë pjesë e kulturës që të jetë sa më e bujshme, luksoze e madhështore. Kësaj ideje i ka shërbyer mirëfilli një llapjan nga Podujeva, i cili nusen nuk zgjodhi ta sjellë vetëm me rrota veture, por me flatra helikopteri. Në vend të shoqërueseve, nusen që zbriti nga qielli e kanë shoqëruar jo një, por gjashtë limuzina si një eskortë katër rrotëshe. E ndërsa në tokë, atë e prisnin plot dasmorë të cilët dukeshin të mahnitur nga mënyra e manifestimit të këtij eventi si dhe tapeti i kuq, si sinonim i ekskluzivitetit dhe veçanësisë.

Shqiptarët në përgjithësi njihen për dasmat luksoze dhe ekstravagante që organizojnë, në të cilat nuk kursehen shuma të majme parash për këngëtarë, tupana apo edhe thjeshtë për qejf.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Back to top button
Close
Close