Rajoni

Kurti thotë që Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe të bëhemi pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s, dhe për këtë Kurti ka shtuar se po përgatitemi dhe kërkon ndihmë ndaj miqve dhe parterëve.

Kurti ka folur edhe për luftës në Ukrainë, teksa ka shtuar se kjo luftë ka zgjatur shumë më gjatë sesa agresori e priste të ndodhte.

”Kjo luftë që shumë liderë vendesh nuk e prisnin të ndodhte, po zgjatë shumë më gjatë se që agresori e priste të ndodhte. Por, derisa e mbështesim dhe e shohim me admirim rezistencën e popullit ukrainas, ne duhet të mbetemi të vëmendshëm për rreziqet që mund të nxisë dëshpërimi i Kremlinit despotik”, ka thënë Kurti.

Ky i fundit ka shtuar se Kosova vitin e kaluar ka marrë pjesë në mesin e 16 vendeve mikpritëse dhe gjithsej 27 vendeve pjesëmarrëse në ushtrimin e madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 21”.

”Po ashtu, vitin e kaluar e realizuam edhe misionin e parë paqeruajtës përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt. Dhe deri më tani ne kemi strehuar 1471 refugjatë afganë. Reagimi dhe rreshtimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar ka qenë i menjëhershëm. Përpos sanksioneve që i kemi vendosur Federatës Ruse, kemi treguar solidarizim me popullin dhe shtetin e Ukrainës. Kemi shprehur gatishmërinë për të pranuar deri në 5000 refugjatë nga Ukraina dhe tashmë kemi mirëpritur gazetaren e parë ukrainase, znj. Lyudmila Makey e do të mirëpresim edhe të tjerë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah botës së bashkuar demokratike në mbrojtje të demokracisë dhe të paqes në Evropë dhe rajon. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova do të mbetet mik, aleat dhe partner i besueshëm./Tetovarja.Com

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close