BotaLAJME

Lavrov: Ekziston rreziku real i një Lufte të Tretë botërore

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar mbrëmjen e së hënës për rrezikun e një luftë të tretë botërore.

“Vullneti i mirë ka kufijtë e tij. Dhe nëse nuk është reciprok, nuk ndihmon procesin e negociatave,” tha Lavrov.

Komentet Lavrov i bëri për agjencitë ruse të lajmeve.

Megjithatë, ministri rus shtoi se negociatat me Ukrainën vijojnë.

“Por ne vazhdojmë të zhvillojmë negociata me ekipin e deleguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, këto kontakte do të vazhdojnë”, tha Lavrov, për të cilin “lufta bërthamore është e papranueshëm.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Back to top button
Close
Close