LAJMEMaqedoni

MPB: Një i vdekur dhe 3 të plagosur në Çair

Në afërsi të Shkollës fillore “Imri Elezi” në Çair është vrarë një person i rreth të dyzetave.

Motivet e vrasjet ende nuk dihen, por dyshohet se i vrari është vëllai i Kamber Idrizit, personit që u vra para një viti.

Rastin e ka konfirmuar policia, e cila ka dhënë informacione zyrtare.

Zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski, tha se në SPB Shkup është denoncuar se ka pasur të shtëna armësh në një çajtore në rrugën “Braka Rexhepagiq” në Shkup.

“Është denoncuar se janë plagosut tre persona, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Zyrtarët policorë janë nisur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e rastit”, tha Agellovski.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Back to top button
Close
Close