SHËNDETI

Për vetëm 30 minuta – zgjidhja kundër ankthit dhe depresionit

Nga ana tjetër, ekspertët e fushës thonë se aktiviteti fizik kur kryhet në mënyrë të rregulltë zbut ndjeshëm simptomat e depresionit.

Tingëllon paradoksale apo jo?
Një studim i kryer nga Universiteti i Teksasit zbuloi se vetëm 30 minuta aktivitet i moderuar fizik në harkun kohor të pesë ditëve mund të zbusë në mënyrë të ndjeshme simptomat e depresionit, ose edhe t’i përgjysmojë ato.

Padyshim që aktiviteti fizik nuk luan rol zëvendësues për medikamentet kundër depresionit, por është pa kurrfarë mëdyshjeje, i mirë.

Përmirëson Humorin
A e keni vënë re sa të gjallëruar dhe sa të hareshëm ndiheni pas një vrapi?

Njerëzit që vuajnë nga depresioni dhe kombinojnë barnat me aktivitetin fizik kanë mundësinë të dalin sa më shpejt prej sëmundjes.

Aktiviteti fizik ndihmon në sekretimin e hormoneve pozitive.

Një studim i publikuar në American Journal of Psychiatry ka zbuluar se vetëm një orë aktivitet fizik në javë mund të mjaftojë për të parandaluar depresionin duke u bërë kështu një forcë madhore për shëndetin mendor.

Më Shumë Vetëbesim
Aktiviteti fizik përmirëson edhe vetëbesimin tek njeriu, thonë ekspertët.

Sipas tyre, kryerja e aktivitetit fizik, pavarësisht kohës apo intensitetit nxit një imazh më të mirë të vetes.

Më Pak Frikë
Aktiviteti fizik lufton mjaft mirë simptomat e panikut dhe ankthit siç janë: djersitja, marramendja apo rrahjet e larta të zemrës.

Nëse njeriu kryen rregullisht ushtrime, ai bëhet më pak i ndjeshëm ndaj këtyre problemve mendore dhe emocionale dhe nuk percepton rrezik të shtuar.

Aktivitetet më të mira fizike për njerëzit që vuajnë nga depresioni janë: ecja, vrapi, çiklizmi, noti, aerobia, zumba dhe çdo gjë që vë trupin dhe trurin në lëvizje drejt mirëqenies së lakmuar. /Kosovarja

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close