Maqedoni

Përsëritet historia, si duket ndryshimi nuk ka ardhur në Tetovë

Më mirë për Tetovën - del me deklaratë reth ndërprerjes së seancës së kshillit komunal në Tetovë

Të nderuar qytetarë,
Pas fillimit, ndërprerjes dhe rifillimit në mënyrë arbitrare të punëve në rrugën Strasho Pinxhur, sot u ndërpre edhe seanca e 10-të e Këshillit të Komunës së Tetovës.
Duke marrë parasysh situatën konfuze të krijuar me punimet në rrugën Strasho Pinxhur, duke qënë të vetëdijshëm për natyrën delikate të problemit, dhe në shenjë respekti ndaj afaristëve të lagjes të cilët kishin ndarë kohë që të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit, këshilltarët e Më mirë për Tetovën propozuan që si pikë e parë në rendin e ditës të shtohet pika për informimin e qytatarëve në lidhje me punimet në atë rrugë.
Qëllimi ynë ishte që qytetarët dhe posaçërisht banorët dhe afaristët të cilët veprojnë në rrugën Strasho Pinxhur të informohen hollësisht për procedurat që kanë të bëjnë me punimet në atë rrugë. Sqarimi i opinionit ishte i rëndësishëm, në veçanti pas akuzave të pabaza nga udhëheqësia e Komunës së Tetovës se kinse Lista Më mirë për Tetovën ka kërkuar ndalimin e punimeve në atë rrugë. Fatkeqsisht, kjo kërkesë e jona për transparencë dhe llogaridhënie nuk u pranua.
Pas disa tentimeve për të anashkaluar rregulloren e punës së Këshillit Komunal, pas një pauze gati një orëshe dhe në mungesë të numrave të nevojshëm për të votuar pikat e rrendit të ditës, Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës vendosi të ndërpres seancën e Këshillit. Me këtë u pamundësua informimi i qytetarëve dhe ballafaqimi i udhëheqësisë së Komunës me faktet për parregullsitë e mundshme me punimet në rrugën Strasho Pinxhur.
Lista Më mirë për Tetoven do të vazhdojë t’i qëndroj besnike premtimeve të veta për transparencë, llogaridhënie dhe mjedis të pastër gjithmonë duke vendosur në plan të parë interesat e qytetarëve, pa marrë parasysh politikat ditore dhe interesat e ngushta të udhëheqësisë së Komunës së Tetovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close