Maqedoni

Rroftë Ukraina, rroftë populli ukrainas, deklaroi Xhaferi.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ndodhet në vizitë pune në Ukrainë ai në takimin me kryetarin Stefançuk ka shprehur mbështetjen personale por dhe institucionale ndaj krimeve në Ukrainë.

Në përvjetorin e zgjedhjes sime për Kryetar të Kuvendit e vizitova Ukrainën dhe u takova me mikun tim Stefançuk. Ditë historike në shumë aspekte, edhe për të, edhe për ne. Dhuna, lufta, vrasjet nuk bëjnë pjesë në botën bashkëkohore, të ndërtojmë të rrënuarën përmes bashkëpunimit ndërshtetëror, ka shkruar Xhaferi në rrjetin social facebook.

Sot jam këtu për të shprehur mbështetjen personale dhe institucionale për Verkhovna Radën dhe deputetët e Verkhovna Radës, mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas. Republika e Maqedonisë së Veriut u bashkëngjit pa rezervë ndaj të gjitha masave restriktive të ndërmarra nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse dhe do të vazhdojë edhe më tutje të bëjë këtë.

Njëkohësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut iu bashkëngjit nismës së anëtarëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për ndihmë financiare dhe luftarake të Ukrainës. Gjithsesi, do bashkëngjitemi edhe ndaj tentativave për ripërtëritjen e Ukrainës, pas përfundimit të kësaj lufte të pakuptimtë. Sot kishim rastin që në vendndodhje ti shohim edhe veprat e krimit që i ka bërë Federata Ruse në truallin e Ukrainës dhe ndaj qytetarëve ukrainas dhe prandaj, pas kësaj vizite të sotme edhe personalisht edhe institucionalisht do të angazhohemi që ato vepra krimi të marrin emrin përkatës, dhe asnjë emër tjetër përpos vepra gjenocidi. Natyrisht, në fund edhe njëherë falënderoj për ftesën, rroftë Ukraina, rroftë populli ukrainas, deklaroi Xhaferi.

/KlanMacedonia/

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close