Bota

Rusia kërcënon se mund të godasë shënjestrat ushtarake në shtetet e NATO-s

Rusia ka kërcënuar se do të godasë shënjestrat ushtarake në Britani të Madhe pasi Britania e ka furnizuar me armë Ukrainën, raporton “The Sun”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se mund të autorizohen goditjet kundër shteteve anëtare të NATO-s.

“A po e kuptojmë drejt se për hir të pengimit të logjistikës për furnizime ushtarake, Rusia mund të godasë shënjestrat ushtarake në territoret e atyre shteteve të NATO-s që po e furnizojnë me armë regjimin e Kievit? Mbi të gjitha, kjo po çon direkt në vdekje dhe gjakderdhje në territorin ukrainas. Për aq sa e kuptoj, Britania është një nga ato vende”, ka thënë Zakharova.

Ky paralajmërim vjen pasi që ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se tash ka rrezik serioz për një luftë nukleare, pasi armët britanike dhe ato të NATO-s janë shënjestra “legjitime” në Ukrainë.

Në mesazhin e tij, Lavrov, ka thënë se rreziku për Luftën e Tretë Botërore tash është i “konsiderueshëm”, duke shtuar se Perëndimi po kryen një luftë satelit kundër Moskës me përkrahjen që po i jep Kievit.

Lavrov ka akuzuar forcat e NATO-s se “po i hedhin zjarrit naftë”, duke e “mbushur me armë Ukrainën”.

Në një prononcim për mediumet ruse, ai ka thënë: “Rreziqet tash janë të konsiderueshme. Nuk dua të ngrejë ato në mënyrë artificiale. Shumë duan ta bëjnë këtë. Por rreziku është serioz dhe nuk duhet nënvlerësuar”.

Lavrov ka thënë se dërgesat e armëve nga Britania dhe shtetet tjera të NATO-s do të jenë shënjestra legjitime.

Ai ka akuzuar Perëndimin se qëllimisht po tenton të dobësojë aftësitë e ushtrisë ruse për të bërë luftë, por ministri rus thotë se y është vetëm iluzion i Perëndimit.

Lavrov ka shtuar se Rusia dëshiron me çdo kosto të parandalojë një luftë nukleare.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close