Maqedoni

VMRO qeverisë me Tetovën

Komuna e Tetovës këtë mandate po qeveriset nga VMRO e Hristijan Mickoskit dhe këtë po e dëshmon pozitat e fituara nga kjo parti ose thënë më thjeshtë të dhëna peshqesh nga ana e Bilall Kasamit dhe Lëvizjes Besa.

Ndoshta nga paaftësia e partisë së Kasamit për të menaxhuar me komunën ka bërë që pozita të rëndësishme në kuadër të komunës dhe ndërmarjeve në kuadër të saj të menaxhohen pikërisht nga kuadro të VMRO-së.

Po a ia ngul thikën pas shpine pikërisht VMRO partisë së Bilall Kasamit?

Moskalimi i Llogarisë përfundimtare nga Këshilli i komunës dhe mosvotimi nga ana e këshilltarëve të Lëvizjes Besa në një seancë të mëhershme kur e njejta pikë ishte votuar nga ana e këshilltarëve të BDI dhe partive tjera, mosdorëzimi në kohë nga ana e komunës pasiqë detyrë e saj është pjesa administrative ose më saktë e sekretarit të komunës (që është kuadër i VMRO-së- Darko Kocevski), mund të jetë një tjetër kurth për Bilall Kasamin.

Por, jo vetëm sekretari i komunës i takon VMRO-së. Edhe drejtori i një prej ndërmarjeve më të rëndësishme NP Parkingu – Tetovë i takon VMRO-së, ndërmarje kjo që gjeneron shumë të hyra.

Nga kjo del se VMRO e ka në dorë Kasamin dhe menaxhon me komunën dhe qytetin ashtu siç do ajo. /Almakos

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close