TEKNOLOGJI

WhatsApp po punon për opsionin që të gjithë e kanë kërkuar prej kohësh

Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të jenë në gjendje të fshehin se kur kanë qenë aktiv për herë të fundit nga një kontakt i caktuar. Opsioni “Last Seen” zbulon se kur keni parë mesazhet për herë të fundit. Përdoruesit deri më tani mund ta aktivizonin opsionin për të gjithë kontaktet.

Por tani, me ndryshimet që pritet të bëhen, përdoruesit do të kenë mundësinë që ta fshehin “shikimin e fundit” për persona të caktuar. WABetaInfo thotë se kompania pritet të shtojë një opsion që do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin individin nga i cili dëshirojnë të fshehin statusin e tyre

Ky opsion është i fshehur në cilësimet e “Privatësisë” të aplikacionit. Thjesht shkoni te kategoria “Shikimi i fundit” dhe zgjidhni një nga opsionet e mëposhtme: “Të gjithë”, “Kontaktet e mia”, “Askush” ose “Kontaktet e mia përveç…”

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Back to top button
Close
Close