Bota

Rusia përgatitet të shpallë mobilizimin masiv më 9 maj – Inteligjenca ukrainase

Sipas inteligjencës ukrainase, Rusia po përgatitet të shpallë një mobilizim më 9 maj.

Burimi: Kyrylo Budanov, Shef i Drejtorisë së Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, intervistë me “NV”

Citimi: “Rusia tashmë ka miratuar mobilizim të fshehtë dhe po përgatitet të shpallë një mobilizim masiv në të ardhmen e afërt.”

Detaje: I pyetur nëse Rusia planifikon të shpallë mobilizimin më 9 maj, Budanov tha: “Po, ata janë duke u përgatitur”.

“Tani Rosreserv [Agjencia Federale e Rusisë për Rezervat Shtetërore] ka filluar të kontrollojë se çfarë realisht kanë në magazinë dhe të llogarisë se çfarë mund të japin me urdhër të mobilizimit. Ky është një hap absolutisht i nevojshëm përpara fillimit të mobilizimit të vërtetë,” shpjegoi ai.

I pyetur nëse plani i Kremlinit është të fitojë në Donbas deri më 9 maj, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës tha: “Ky është qëllimi i tyre, por nuk do të ndodhë, nuk kanë kohë, nuk do të arrijnë ta bëjnë. “

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close